REGJISTRI I ANKESAVE, KËRKESAVE DHE VËREJTJEVE

             
Nr.KërkesëAnkesëVërejtjeKodi i regjistrimitÇështjaData e Regjistrimit në Protokollin e Bashkisë"Organi/drejtoria/ sektori që i është dërguar ankesa/ kërkesa
(Nr. prot të brendshëm)"
"Dërgimi për mendim në Komisionin përkatës të Këshillit
(Nr. prot të brendshëm)"
Kaluar në Këshill për shqyrtim (data)"Mbështetur nga Këshilli
(kërkesa, ankesa)
Po/Jo"
"Zbatuar nga Ekzekutivi
(Data)"
"Përgjigjia
(data dhe numri)"

Media

Këshilli Bashkiak Fushë Arrëz

Është organi përfaqësues i Bashkisë dhe ka 15 këshilltarë nga 9 parti/grupime të ndryshme politike. Funksion në bazë ligjit dhe të rregulloreve të miratuara nga vetë këshilltarët.

Këshillat bashkiakë kanë rol si organe Përfaqësuese, Vendimmarrëse, Mbikëqyrëse dhe monitoruese të ekzekutivit.

Struktura e këshillit të bashkisë përbëhet nga Kryetari i këshillit, zëvendëskryetari/ët i/e këshillit, Kryesia e këshillit, Konferenca e kryetarëve, Sekretari/sekretariati i këshillit, Komisionet e përherëshme të këshillit dhe Grupet politike të këshillit. Këshilli mund të ngrejë gjithashtu komisione, borde dhe struktura këshilluese në përputhje me Regulloren e Funksionimit të Këshillit.

Mbledhjet e radhës së këshillit bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj.

Këshilli mblidhet në çdo rast me kërkesën e kryetarit të bashkisë, me kërkesën me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij dhe me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.

Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.

Në periudhën nga data e zgjedhjeve e deri në konstituimin e këshillit të ri, këshilli i mëparshëm bashkiak ushtron kompetenca të kufizuara dhe merr vendime vetëm në raste të situatave emergjente.

Mbledhja e këshillit bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve. Mbledhjet e këshillit pasqyrohen në procesverbalin e mbledhjes. Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe e vërtetimit të tij përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

a) zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;

b) zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit dhe i shkarkon ata;

c) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;

ç) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, tëzgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

d) miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;

dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;

e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;

ë) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;

f) vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;

g) vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;

gj) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;

h) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;

i) zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 për qind të tyre, duhet t’i përkasin gjinise më pak të përfaqësuar;

j) vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit;

k) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;

l) vendos për simbolet e bashkisë;

ll) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;

m) jep tituj nderi dhe stimuj;

n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.

Aktet e Këshillit Bashkiak:

Publikohen në faqen zyrtare të internetit dhe afishohen në vende publike, të caktuara nga këshilli me akses të lirë publik, brenda territorit të njësisë dhe, sipas mundësive, këshilli cakton edhe forma të tjera të publikimit të tyre.

Shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.